Ndërlidhjet

Hiqet karantina për Klinën, Vitinë dhe Malishevën


Një patrullë policore bën kontrolle, pasi autoritetet kanë vendosur masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Kosovë.

Qeveria e Kosovës në detyrë ka hequr masën e karantinës për komunat: Klinë, Viti dhe Malishevë, ka njoftuar zyra e kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

“Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës”, thuhet në komunikatë.

Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ai i obligon të gjitha institucionet Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.

Në Kosovë, 823 persona janë infektuar, 336 janë shëruar edhe 22 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19.

XS
SM
MD
LG