Ndërlidhjet

Mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 në Rusi


Një grua me maskë mbrojtëse ec në rrugët e qytetit Shën Petersburg në Rusi.
Një grua me maskë mbrojtëse ec në rrugët e qytetit Shën Petersburg në Rusi.

Të hënën (4 maj), autoritetet ruse kanë njoftuar për 10.581 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 145.268.

Mbi 10 mijë raste të të infektuarve janë raportuar edhe të dielën.

Shifrat zyrtare të të infektuarve në Rusi, tani tejkalojnë ato të Kinës, Turqisë dhe Iranit.

Javën e kaluar u njoftua se kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është diagnostikuar me koronavirus.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka zgjatur periudhën e izolimit mbarëkombëtar deri më 11 maj.

Zyrtarët po u kërkojnë qytetarëve të qëndrojë në shtëpi.

XS
SM
MD
LG