Ndërlidhjet

Kardinali Pell "ka pasur njohuri" për abuzimet e priftërinjve ndaj fëmijëve


Kardinali George Pell.
Kardinali George Pell.

Kardinali George Pell ka pasur njohuri për abuzimet e priftërinjve në Australi në fillim të viteve 1970, mirëpo nuk ka marrë asnjë veprim, ka gjetur një hetim.

Të gjeturat rreth Kardinalit Pell - ish arkëtar i Vatikanit- kanë ardhur nga Komisioni Mbretëror i Australisë rreth abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve.

Të gjeturat e redaktuara janë publikuar ditën e enjte, pasi një gjykatë ka ndaluar publikimin e tyre më 2017, me arsyetimin se kleriku ka qenë duke u përballur me akuza për abuzime me fëmijë atëbotë.

Kardinali Pell është dënuar për abuzim me fëmijë më 2018, mirëpo muajin e kaluar është liruar nga burgu, pasi Gjykata Supreme ka përmbysur dënimin ndaj tij.

Kleriku australian ka thënë vazhdimisht se është i pafajshëm. Gjyqi ndaj tij ka qenë një prej më të përcjellurve në Australi në vitet e fundit.

Më 2016, kur Kardinali Pell kishte dëshmuar para një Komisioni Mbretëror në Romë, ai kishte kërkuar falje në emër të kishës, duke thënë se menaxhuar mirë gjërat.

Megjithatë, ai nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi pse nuk ka raportuar të dyshuarit për abuzime.

XS
SM
MD
LG