Ndërlidhjet

Belgjika lehtëson disa masa të izolimit


Artisti Bram De Ceurt punon në një grafit të një gruaje me maskë në fytyrë. Belgjikë, 26 mars 2020.
Artisti Bram De Ceurt punon në një grafit të një gruaje me maskë në fytyrë. Belgjikë, 26 mars 2020.

Belgjika ka lehtësuar masat e izolimit të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Banorët e Belgjikës, duke filluar nga dita e diel, mund të ftojnë në shtëpi deri në katër persona.

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes, njoftoi për lehtësimin e masave gjatë javës së kaluar, duke vënë në dukje se ndarja nga miqtë dhe familja ishte bërë "e padurueshme" për disa.

Por, policia belge ka thënë se plani do të jetë i pamundur për tu zbatuar.

Të premten, zëdhënësi i qeverisë, Steven Van Gucht, u bëri thirrje njerëzve të "mendojnë me shumë kujdes se me cilën familje dëshirojnë të takohen".

Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, raportohet se po konsiderojnë lehtësimin e masave të tilla, për t'i lejuar njerëzit të zgjerojnë grupet e tyre sociale.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në Belgjikë janë shënuar 53,081 raste me koronavirusin e ri, ndërsa 8,656 picentë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG