Ndërlidhjet

Borrell: Serbisë dhe Kosovës iu duhen më shumë marrëveshje


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, përshëndeti angazhimin e administratës amerikane në procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, por nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, kërkon më shumë sesa një lehtësim i udhëtimit dhe komunikacionit.

"Në parim, Bashkimi Evropian mbështet të gjitha masat dhe veprimet që kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimit midis njerëzve. Kjo është një nga mënyrat që çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Serbisë dhe Kosovës iu duhen më shumë marrëveshje më shumë normalizim," tha Borrell në një përgjigje me shkrim drejtuar ligjëvënësve të Parlamentit Evropian.

Muajve të fundit, në procesin e normalizimit të raporteve mes dy vendeve, është vërejtur një rol më i fuqishëm dhe më aktiv i SHBA-së dhe përfaqësuesit të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadorit Richard Grenell.

Nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia u pajtuan në parim për vendosjen e linjës direkte ajrore, Prishtinë – Beograd, si dhe për hapjen e linjave hekurudhore dhe autostradave që do t'i lidhnin jo vetëm këto dy vende, por edhe rajonin me BE-në.

Kreu i diplomacisë evropiane, deklaroi në këtë përgjigje se Bashkimi Evropian ka një rol udhëheqës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por punon në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.

Ai tha se BE-ja dhe SHBA-ja kanë agjendë të përbashkët për rajonin.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja ka ngecur që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e mëparshme e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi një taksë 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Qeveria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, e hoqi taksën në muajin prill. Vendimi u mirëprit nga institucionet evropiane dhe vendet anëtare të saj.

Por, Shtetet e Bashkuara kërkuan edhe heqjen e masës së reciprocitetit tregtar të cilën e vendosi qeveria Kurti.

XS
SM
MD
LG