Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj katër personave të dyshuar për dhunimin e një të miture në Gjilan


Ilustrim
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Gjilanit njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave që dyshohet se kanë dhunuar një 17-vjeçare më 23 shkurt të këtij viti në fshatin Selishtë të këtij qyteti.

Sipas prokurorisë, më 23 shkurt të këtij viti, të dyshuarit kanë dhunuar një 17-vjeçare “në atë mënyrë që, fillimisht, i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do ta martojë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pabanuar të të pandehurit S.L.".

Pas kësaj, "i njëjti u ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit akuzohen për veprën penale “dhunim”.

Javën e kaluar u raportua edhe për dy raste të tjera të dhunimit në qytetin e Mitrovicës.

Për to reagoi edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi masa më të rrepta për rastet e dhunimit.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG