Ndërlidhjet

Evropianët fillojnë javën me më pak masa të izolimit


Një grua e veshur me një maskë mbrojtëse mban një filxhan në një restoran në Itali më 18 maj 2020.
Një grua e veshur me një maskë mbrojtëse mban një filxhan në një restoran në Itali më 18 maj 2020.

Vendet evropiane po vazhdojnë me lehtësimin e masave të izolimit të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Numri i viktimave në Evropë ka rënë ndjeshëm, megjithatë ekzistojnë shqetësime për një valë të dytë të të infektuarve, pas lehtësimit të masave.

Në të gjithë kontinentin janë rihapur kishat, monumentet historike, restoranet, baret dhe si një numër i madh i hapësirave publike.

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan u rihap për vizitorët pasi u mbyll më 10 mars.

Vizitorët, janë parë duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Përkundër shqetësimeve për një valë të dytë të mundshme të përhapjes së virusit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, u tha italianëve se ata do të duhet të jetojnë me virusin dhe t'i rikthehen jetës normale.

Italia ka regjistruar më shumë se 31 mijë vdekje nga COVID-19, duke u bërë njëri ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia.

Video nga arkivi:

Kur është koha për të dalë nga izolimi?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:09:12 0:00

Greqia ka rihapur të gjitha vendet arkeologjike pas një mbylljeje dy mujore.
Me vetëm 163 vdekje nga COVID-19, Greqia filloi të lehtësojë masat këtë muaj, pas një bllokimi gjashtë javor.

Belgjika rihapi shkollat, një javë pasi autoritetet kishin lejuar rihapjen e bizneseve.

Në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 315,000 vdekje dhe 4.7 milionë të infektuar me koronavirus, megjithëse besohet se shifrat janë shumë më të larta.

XS
SM
MD
LG