Ndërlidhjet

I dërguari amerikan i vazhdon bisedimet për arritjen e paqes në Afganistan


Harta e Afganistanit

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ka zhvilluar një rund të ri të bisedimeve me udhëheqjen afgane në Kabul.

Takimi pasoi bisedimet me përfaqësuesit e talibanëve të mbajtura në Katar.

Udhëheqësit e talibanëve thanë se militantët mbesin të angazhuar në zbatimin e marrëveshjes me Uashingtonin, pavarësisht rritjes së dhunës kundër forcave qeveritare.

Në Kabul, Khalilzad u takua me presidentin afgan, Ashraf Ghani, dhe Abdullah Abdullah, i cili pritet të udhëheqë bisedimet paqësore me talibanët.

Talibanët dhe Shtetet e Bashkuara, në fund të muajit shkurt, arritën një marrëveshje e cila mundëson që amerikanët dhe aleatët e tyre të tërhiqnin forcat e tyre në këmbim të premtimeve talibane për parandalimin e terrorizmit.

Talibanët pranuan gjithashtu të zhvillojnë bisedime me qeverinë afgane të mbështetur nga SHBA-ja, por një nga kushtet ishte lirimi gradual i militantëve të mbajtur nga forcat e sigurisë afgane.

Më 19 maj të paktën 14 njerëz u vranë nga sulmet në dy xhami në Afganistan.

Talibanët mohuan kryerjen e vrasjeve, të cilat ndodhën pas sulmit të javës së kaluar në një spital, në të cilin 24 njerëz, përfshirë të porsalindur, u qëlluan për vdekje.

Talibanët mohuan gjithashtu kryerjen e sulmit në spital, për të cilin Uashingtoni fajësoi grupin militant ekstremist Shteti Islamik (IS).

XS
SM
MD
LG