Ndërlidhjet

Kryediplomati kinez: Kina dhe SHBA-ja duhet ta luftojnë së bashku koronavirusin


Wang Yi, ministër i Jashtëm i Kinës.
Wang Yi, ministër i Jashtëm i Kinës.

Shtetet e Bashkuara duhet të ndalen së harxhuari kohë duke akuzuar Kinën, por duhet që së bashku me Pekinin të bashkojnë forcat për të mposhtur koronavirusin, deklaroi kryediplomati kinez, Wang Yi.

Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar që prej përhapjes së koronavirusit, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për mungesë të transparencës rreth pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Jashtëm Wang, i bëri këto deklarata gjatë një konference për media, ku shprehu keqardhje për numrin e madh të rasteve me koronavirus në SHBA – shteti që ka regjistruar mbi 1,6 milion raste me koronavirus dhe mbi 96 mijë të vdekur.

“Fatkeqësisht, krahas koronavirusit, një virus politik po ashtu është duke u përhapur në Shtetet e Bashkuara. Ky virus politik po përdorë çdo mundësi që të sulmojë Kinën”, tha Wang.

“Disa politikanë kanë injoruar faktet më bazike dhe kanë krijuar shumë të pavërteta rreth Kinës dhe kanë ngritur shumë konspiracione. Dua të ju them atyre: Mos humbisni më shumë kohë, mos i injoroni jetët e njerëzve. Ajo që duhet të bëjë Kina dhe SHBA-ja është që të mësojnë nga njëra-tjera në luftën kundër kësaj epidemie dhe t’i ndihmojnë njëra-tjetrës që ta luftojnë atë”, tha ai.

XS
SM
MD
LG