Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj një gruaje nga Kosova për pjesëmarrje në grup terrorist


Ilustrim.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur të martën aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurës me inicialet J.L. nën dyshimet për kryerje të veprës penale, “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, duke përmendur grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Në një komunikatë për media, kjo Prokurori ka thënë se e pandehura J.L. më 12.09.2014, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” ka udhëtuar për në Stamboll “ me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘ISIS’ në Siri”.

“Po ashtu, e njëjta është angazhuar në pikëpamje logjistike me përgatitjen e ushqimit pastrimin e rrobave ushtarake si dhe është financuar nga ISIS-i, me shumën e të hollave prej nga 50-100 dollarë në muaj dhe se në këto zona të konfliktit kanë kontaktuar edhe me L.M., Q.T., R.Q., A.A.”, është thënë mes tjerash në komunikatën e Prokurorisë.

Në total, numri i kosovarëve që patën shkuar në Siri dhe Irak, llogaritet të jetë rreth 400, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë.

Mbi 100 persona nga Kosova janë vrarë atje.

Më 19 prill të vitit të kaluar, Kosova ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë të huaj.

XS
SM
MD
LG