Ndërlidhjet

Qindra të arrestuar në protestat në Hong Kong


Hong Kong, 27 maj, 2020.
Hong Kong, 27 maj, 2020.

Policia në Hong Kong arrestoi rreth 300 njerëz në protestat kundër regjimit kinez.

Protestuesit u mblodhën për të kundërshtuar një ligj për himnin e Kinës dhe planet për një ligj tjetër të sigurisë kombëtare.

Policia tha se arrestimet janë bërë nën dyshimet për tubime të paautorizuara.

Protestuesit e kundërshtojnë ligjin për himnin, i cili do t’i kriminalizonte fyerjet ndaj tij, dhe ligjin për sigurinë, i cili, sipas tyre, do t’i kufizonte liritë themelore në Hong Kong.

Me ligjin për sigurinë kombëtare, Pekini mund t’i lejojë agjencitë e tij të sigurisë të veprojnë edhe në Hong Kong, si dhe të ndalojë ndarjen dhe ndërhyrjen e huaj.

Hong Kongu ka kaluar nëpër disa muaj protesta - shpesh të dhunshme - vitin e kaluar, kundër kontrollit në rritje të Kinës.

Hong Kongu, qysh në vitin 1997, është pjesë e Kinës në bazë të politikës "një shtet, dy sisteme".

Ai ka disa të drejta që nuk i gëzon pjesa tjetër e territorit kinez, por protestuesit ankohen se ato po kufizohen gjithnjë e më shumë nga regjimi në Pekin.

XS
SM
MD
LG