Ndërlidhjet

BE propozon paketë të ndihmës prej 750 miliardë eurosh


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një fond masiv prej 750 miliardë eurosh, për t’iu ndihmuar vendeve të BE-së që t’i tejkalojnë pasojat ekonomike, të shkaktuara nga kriza e koronavirusit.

Ekonomitë e të 27 vendeve të bllokut janë shkatërruar nga pandemia, por disa prej tyre kanë qenë në borxhe edhe përpara saj.

Fondi do të përbëhet nga grante dhe kredi për secilin shtet anëtar të BE-së.

Ai u bë publik nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila do të shpjegojë se si do të paguhet fondi.

"Kjo ka të bëjë me të gjithë ne dhe është shumë më e madhe se kushdo prej nesh", i tha von der Leyen Parlamentit Evropian.

“Ky është momenti i Evropës”, tha ajo.

Komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni, tha se fondi është një “pikë kthese”.

Megjithatë, pa miratimin e të gjitha vendeve anëtare, ai nuk mund të shkojë përpara.

Disa shtete kundërshtojnë marrjen e borxheve për vendet e tjera.

XS
SM
MD
LG