Ndërlidhjet

Mbi 8 mijë të infektuar me koronavirus në Indi


India gjatë pandemisë
India gjatë pandemisë

India raportoi për një rekord të rasteve të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Të hënën, në këtë vend u regjistruan 8,392 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 190,000.

Prej tyre, mbi 5 mijë pacientë kanë vdekur.

Të dhënat janë publikuar nga ministria e Shëndetësisë e Indisë.

Megjithatë, autoritetet kanë filluar me lehtësimin e masave të izolimit.

Duke filluar nga 8 qershori, restorantet, hotelet, qendrat tregtare dhe objektet fetare do të hapen përsëri në shumë zona, si pjesë e fazës së parë të një plani për lehtësimin e masave.

Por, zonat që kanë numër më të lartë të pacientëve me Covid-19 do të mbeten nën izolim.

Forcimi i ekonomisë së Indisë ndërsa lufton me koronavirusin është një përparësi kryesore, u tha kryeministri Narendra Modi, drejtuesve të biznesit të martën.

XS
SM
MD
LG