Ndërlidhjet

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Lombardi


Ilustrim.

Të dhënat e fundit nga Italia tregojnë për lakore të qëndrueshme të numrit të të vdekurve me koronavirus, 85 të premten nga 88 një ditë më parë, sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtje Civile në këtë shtet.

Megjithatë, numri i rasteve të reja me këtë virus është rritur nga 177 të enjten në 518 të premten.

Prej tyre, 402 raste janë raportuar në rajonin verior të Lombardisë – rajoni i prekur më së keqi në Itali, sa i përket numrit të të vdekurve dhe të infektuarve me këtë sëmundje.

Numri total i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, është rritur në 234,531 në territorin italian.

Ky është vendi i gjashtë në botë për nga numri i të prekurve nga kjo sëmundje pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Spanjës, Britanisë dhe Brazilit.

Numri i të vdekurve në këtë shtet aktualisht ka arritur në 33,774.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 6.7 milionë persona në gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri.

Prej tyre, mbi 390,000 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG