Ndërlidhjet

Në Hjuston mbahet shërbim përkujtimor për George Floydin


Vdekja e George Floydit ka shkaktuar protesta kundër racizmit në SHBA dhe më gjerë.

Një shërbim përkujtimor për George Floydin, afrikano-amerikanin që ka vdekur gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara, do të mbahet sot në Hjuston të Teksasit.

Trupi i Floydit ka arritur në Hjuston, vendlindjen e tij, tha shefi i policisë, Art Acevedo.

Floyd ka vdekur më 25 maj, pasi një oficer i bardhë i policisë e ka shtypur me gju në pjesën e pasme të qafës.

Ai është ndaluar nën akuzat se ka krijuar një faturë false, në vlerë prej 20 dollarësh.

Incidenti është filmuar nga kalimtarët dhe është shpërndarë në internet.

Ngjarja ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në SHBA, të cilat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.

Të katër policët që kanë marrë pjesë në ndalimin e Floydit janë pushuar nga puna dhe janë akuzuar për vrasje ose bashkëfajësi në vrasje.

Më shumë në këtë temë:

XS
SM
MD
LG