Ndërlidhjet

BE premton mbështetje të mëtejme financiare për Kosovën


Prishtinë, 8 qershor, 2020.
Prishtinë, 8 qershor, 2020.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, takoi të hënën shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën.

Në një komunikatë për media, të lëshuar nga Zyra e Kryeministrisë, thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të punojë ngushtë me BE-në për ta përshpejtuar procesin e integrimit të Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane.

“Qeveria e Kosovës njëkohësisht do të punojë me tërë kapacitetin e saj për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, zbutjen e papunësisë dhe zhvillimin e tregut të lirë”, citohet të ketë thënë Hoti.

Ambasadorja Apostolova tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19, si dhe do t’i sigurojë Qeverisë së Kosovës mbështetje financiare për rimëkëmbjen ekonomike.

Gjithashtu, ajo theksoi rëndësinë e funksionimit të shtetit ligjor dhe demokratik, si kusht i rëndësishëm në procesin e afrimit të Kosovës me BE-në.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG