Ndërlidhjet

Vdes një grua në Klinikën Infektive nga COVID-19


Një grua nga komuna e Prizrenit ka vdekur të dielën si pasojë e virusit COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944) nga komuna e Prizrenit. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me COVID-19 si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri.

Përmes një njoftimi në Facebook, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 40 raste me COVID-19, ndërsa 12 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e mjekimit intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive, thuhet në njoftim.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1,437.

Prej tyre, 928 pacientë janë shëruar dhe 33 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG