Ndërlidhjet

Dy fëmijë bien në një pus në Milloshevë, njëri nxirret i vdekur


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Një fëmijë ka vdekur në Milloshevë, pasi ka rënë në një pus me ujë. Ndërkaq, ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar edhe një fëmijë tjetër.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka komfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

"Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije rreth 10/12 vjeç, i nxjerrë nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër, i cili dyshohet të ketë rënë në një pus me ujë”m tha Hoxha.

Ai ka shtuar se informatën për këtë incident, Policia e Kosovës e kanë pranuar rreth orës 15:00.

XS
SM
MD
LG