Ndërlidhjet

Një prokuror amerikan thotë se nuk do të dorëhiqet


Prokurori Geoffrey Berman.
Prokurori Geoffrey Berman.

Një prokuror amerikan, që ka mbikëqyrur ndjekjet penale ndaj aleatëve të presidentit Donald Trump dhe ka hetuar avokatin personal të presidentit, Rudy Giuliani thotë se nuk do të tërhiqet nga pozita, ndonëse Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar për dorëheqjen e tij.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr në një njoftim më 19 qershor, tha se Geoffrey S.Berman do të dorëhiqet nga pozita e prokurorit për qarkun jugor të Nju Jorkut.

Por, Berman përmes një njoftimi tha se e ka kuptuar për dorëheqjen e tij vetëm përmes raportimeve të mediave.

“Unë do të largohem nga pozita kur kandidati i propozuar nga presidenti të marrë konfirmimin në Senat. Deri atëherë, hetimet tona do të vazhdojnë pa vonesa apo ndërhyrje”, tha ai.

Që prej janarit të vitit 2018, Berman ka mbikëqyrur disa raste të mëdha, përfshirë edhe hetimet ndaj aleatëve kyçë të presidentit Trump.

Ish-avokati personal i Trumpit, Micheal Cohen është gjykuar në qarkun që punn Berman. Lev Pernas dhe Igor Fruman – që më herët ishin ndërlidhur në rastin mbi dyshimet se Guliani ka kërkuar në Ukrainë informacione të dëmshme për rivalin politik të presidentit, Joe Biden – gjithashtu po përballen me akuza të ngritura nga prokurorët e këtij qarku.

XS
SM
MD
LG