Ndërlidhjet

Ramadani: Personat asimptomatikë të mos testohen, të vetizolohen


Ilustrim

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se duke u bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shë​ndetë​sisë​, IKSHPK rekomandon që​ personat pa simptome të​ që​ndrojnë​ në​ vetëizolim dhe të​ testohen vetë​m të​ infektuarit si dhe ata me së​mundje të​ rë​nda kronike, ose ata që​ kanë​ qenë​ në​ kontakt të​ ngushtë​ me një​ të​ infektuar.

Në dokumentin e rekomandimeve të IKSHP-së, që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thuhet “se rritjen e numrit të rasteve të detektuara në dy javët e fundit si dhe largimin e kufizimeve në lëvizje të qytetarëve të Kosovës, kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me COVID 19.

Radio Evropa e Lirë​: Zoti Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar Ministinë e Shëndetësisë që të mos testohen rastet e kontaktit, por vetëm ata me simptome.

Naser Ramadani: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për Sëmundje Ngjitëse i Ministrisë së Shëndetësisë, ka bazuar rekomandimet e OBSH-së për strategjinë e testimit dhe ritestimit laboratorik, dhe në strategjinë e testimit ka rekomanduar prej datës 7 maj përditësimin e ritestimit për Sars-Cov2, duke bazuar edhe testimin për Covid-19 sipas disa kritereve, për shembull:

Pacientët me sëmundje të rëndë respiratore, me shenja koll, ethe, temperaturë, frymëzënje, ose shfaqje e papritur e humbjes së shqisës së nuhatjes ose shijes, ose imazherisë radiologjike, histori udhëtimi në një zonë ku ka pasur vatra të rasteve në 14 ditë të pandemisë, dhe kontakt i ngushtë në 14 ditë me personat që kanë simptome ose të konfirmuar të mundshëm me Covid-19.

Pastaj të gjithë personat që kërkojnë hospitalizim, - apo personat që janë banorë apo anëtarë të stafit në një institucion rezidencial për personat e ndjeshëm, në 14 ditët para fillimit të simptomave.

Duke u nisur nga kriteret e paralajmëruara, rekomandojmë që të testohen të gjitha institucionet në Klinikën Infektive dhe repartet e dedikuara për pacientët me Covid-19, reparti i Pulmologjisë, personat me shenja të infeksionit, kontakte të afërta me personat e infektuar, personat me sëmundje kronike dhe të mushkërive dhe me sëmundje vaskulare dhe cerebro-vaskulare, renale, të mëlcisë, hipertension, diabet dhe të gjitha rastet e dyshuara në instituionet e mbyllura si shkolla, spitale, shtëpi të pleqve dhe burgje, shtetas të Kosovës të cilët udhëtojnë në trajtim jashtë vendit dhe duhet të kenë një dokumentacion përcjellës që kërkohet nga shteti që udhëtojnë, dhe nuk testohen vetëm personat asimptomatik që duhet të qëndrojnë 14 ditë në vetëizolim dhe në rast të shfaqjes së simptomeve duhet të lajmërohen menjëherë.

Radio Evropa e Lirë​: Cila është arsyeja e dhënies së këtyre rekomandimeve, zoti Ramadani?

Naser Ramadani: Rekomandimet janë së pari rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që bashkë me Institutin Kombëtar dheme të gjitha shtetet që janë anëtare të OBSH-së rekomandojnë për ndryshime të kushteve të parapërgatitjes, së parandalimit të rasteve me Covid-19 dhe ne i përpilojmë duke u bazuar në situatën epidemiologjike aktuale dhe cdo herë këto evoluojnë. Nuk kemi gjendje statike prej fillimit të pandemisë. Varësisht prej situatës ndryshojnë edhe rrethanat.

Radio Evropa e Lirë​: A janë duke u bërë testime të mjaftueshme duke marrë parasysh rastet e konfirmuara pozitive me koronavirus?

Naser Ramadani: Për të gjithë qytetarët që kanë indikacione epidemiologjike këto që përmenden në strategjinë tonë, kemi teste të mjaftueshme për testim dhe të gjitha qytetarët me indikacione epidemiologjike testohen.

Radio Evropa e Lirë​:​ Zoti Ramadani, pas rritjes së numrit të rasteve a pritet të kthehen masat e izolimit?

Naser Ramadani: Kjo është e nevojshme sipas përkatësisë epidemiologjike dhe udhëzimeve dhe rekomandimeve në kohën e duhur.

XS
SM
MD
LG