Ndërlidhjet

Mbi 100,000 të vdekur nga koronavirusi në Amerikën Latine dhe Karaibe


Manaus, Brazil

Numri i viktimave nga koronavirusi në Amerikën Latine dhe Karaibe ka kaluar 100,000, bëjnë të ditur të dhënat e mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Më shumë se gjysma e këtyre vdekjeve janë raportuar në Brazil.

Meksika, ndërkaq, ka mbi 23,300 viktima.

Të dyja vendet kanë ndërmarrë masa më të lehta të izolimit, krahasuar me shumë vende të tjera, dhe nuk kanë vendosur kufizime mbarëkombëtare.

Peruja dhe Kili gjithashtu janë prekur shumë, me 8,404 viktima, përkatësisht 4,505.

Amerika Latine tani vazhdimisht raporton më shumë raste të reja sesa SHBA-ja dhe Evropa dhe ekspertët thonë se kulmi i epidemisë në disa vende është ende larg.

Në gjithë botën, numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në mbi 9.2 milionë.

Prej tyre, mbi 4.6 milionë janë shëruar dhe mbi 477,000 kanë vdekur.

Brazili është vendi më i prekur në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG