Ndërlidhjet

Përhapja e infektimit me Covid-19 në Evropë alarmon OBSH-në


Ilustrim.
Ilustrim.

Evropa është duke u përballur me rritje javore të numrit të rasteve me koronavirus, për herë të parë në disa muaj, ndërkohë që janë lehtësuar masat e kufizimit, të vëna me qëllim të luftimit të sëmundjes, Covid-19, që shkakton ky virus, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në 11 shtete, të cilat nuk janë emëruar, përhapja e virusit ka ndikuar në rritje të madhe të të infektuarve, ka thënë drejtori rajonal i kësaj Organizate, Hans Henri Kluge.

Ai ka thënë se paralajmërimet e tij për rritje të numrit të rasteve tani janë kthyer në realitet.

Nëse Covid-19 nuk kontrollohet, ai beson se sistemet shëndetësore do të përballen me vështirësi.

Në zonën që kontrollon OBSH-ja në rajonin evropian, përkatësisht Evropë, Lindje e Mesme dhe Azi Qendrore, deri më tani janë konfirmuar 2.6 milionë persona të infektuar, derisa 195,000 prej tyre kanë vdekur.

Aktualisht rreth 20,000 raste të reja dhe 700 vdekje po raportohen në baza ditore.

Kluge ka thënë se shtetet si Polonia, Gjermania, Spanja dhe Izraeli janë përgjigjur shpejt ndaj shpërthimeve të rrezikshme, të lidhura me shkollat, minierat e qymyrit dhe fabrikat e përpunimit të ushqimit, duke vënë situatën nën kontroll.

XS
SM
MD
LG