Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në një këmbimore të Pakistanit


Pakistan
Pakistan

Një sulm i militantëve në një këmbimore të Pakistanit përfundoi me vrasjen e të katër sulmuesve, tha policia.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së hënës në Karaçi, qendrën financiare të Pakistanit.

Shefi i policisë në Karaçi, Ghulam Nabi Memon, tha se “katër sulmuesit janë vrarë”.

Raportohet po ashtu për vrasjen e dy rojeve të sigurisë dhe të një polici.

Sipas korrespondentëve, situata është nën kontroll dhe të gjithë punonjësit e këmbimores janë mirë.

Këmbimorja nodhet në qarkun financiar të Karaçit, së bashku me Bankën Shtetërore të Pakistanit dhe disa institucione financiare, kombëtare dhe ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG