Ndërlidhjet

Edhe një viktimë nga COVID-19 në Kosovë


Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Autoritetet lokale të komunës së Gjilanit kanë njoftuar se nga koronavirusi i ri ka vdekur edhe një banor i kësaj komune.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, komuna e Gjilanit thotë se bëhet fjalë për pacientin I.M I lindur më 1957.

Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka shprehur ngushëllime familjes duke e garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

Sipas të dhënave të fundit, 2,878 është numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. Prej tyre, 52 kanë vdekur dhe 1,577 pacientë janë shëruar.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantoi disa nga masat e reja, duke paralajmëruar se nëse ato nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, ministri Zemaj, nuk elaboroi se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë.

Masat e reja kundër koronavirusit mund t'i lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG