Ndërlidhjet

Izraeli lëshon satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë


Flamuri i Izraelit.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, për të cilin ministria tha se do të siguronte një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake.

Izraeli në vazhdimësi ka qenë duke ndërtuar aftësitë e tij të mbikëqyrjes, për të monitoruar armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e sheh si një kërcënim të madh.

Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti Ofek 16 ishte nisur më 6 korrik në orën 4 të mëngjesit.

Imazhet e para nga sateliti priten pas rreth një jave.

"Ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe ruajmë aftësitë e Izraelit në çdo front, në çdo vend", tha ministri i Mbrojtjes Benny Gantz në një deklaratë.

Kontraktori kryesor për projektin është kompania pronësi shtetërore Aerospace Industries, ndërsa ngarkesa e satelitit u zhvillua nga firma mbrojtëse, Elbit Systems.

XS
SM
MD
LG