Ndërlidhjet

Pompeo: SHBA-ja do të mbrojë të dhënat e amerikanëve nga aplikacionet kineze


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha më 8 korrik se Shtetet e Bashkuara "do të ndërmarrin veprime që ruajnë dhe mbrojnë" të dhënat private të amerikanëve që të mos bien në duart e Partisë Komuniste Kineze.

"Pra, ajo që do të shihni është se administrata amerikane do të ndërmarrë veprime që ruajnë dhe mbrojnë atë informacion dhe mohojnë qasjen e Partisë Komuniste Kineze në informacione private që u takojnë amerikanëve", tha Pompeo.

Pompeo ka thënë më herët se zyrtarët e SHBA-së janë duke e konsideruar ndalimin e disa aplikacioneve kineze, përfshirë aplikacionin mjaft të popullarizuar TikTok.

Pompeo gjithashtu vlerësoi kompanitë e teknologjisë amerikane Facebook, Google dhe Twitter për refuzimin e tyre për t'iu nënshtruar kërkesave që t'i dorëzojnë të dhënat e përdoruesve, qeverisë së Hong Kongut dhe u bëri thirrje kompanive të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.

Pekini po lëviz me shpejtësi drejt konsolidimit të masave të sigurisë duke minuar liritë digjiitale në rajonin gjysmë-autonom të Hong Kongut.

Hong Kongu po përballet tash e një vit me protesta që kundërshtojnë ndërhyrjet e Pekinit.

XS
SM
MD
LG