Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës miratoi kufizimin e lëvizjes në komunat veriore


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndërmarrjen e masave të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe të kontrollit të infeksionit me COVID-19 në katër komunat veriore të Kosovës.

“Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë që duke filluar nga data 8 korrik 2020, nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Vendimi i miratuar nga kabineti qeveritar ndalon hyrje-daljet 24 orë për personat e infektuar, ata të kontaktit dhe personat e dyshuar në këto komuna, në afat prej 14 ditësh.

Ky vendim është propozuar nga Ministri i Shëndetësisë pas kërkesës, e cila është bërë nga kryetarët e këtyre komunave, të cilët kryesojnë shtabet lokale në Komunën Mitrovicës së Veriut, Komunën e Zubin Potokut, Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zveçanit.

Më 7 korrik, Shtabi i Krizës në veri të Kosovës, ku jeton popullata me shumicë serbe, mori vendim për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në shtatë ditët e ardhshme nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Vendimi u njoftua në një konferencë për media nga zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal nga Lista Serbe, Goran Rakiq.

XS
SM
MD
LG