Ndërlidhjet

Isa Mustafa infektohet me koronavirus


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi se është infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tregoi simptomat që ka dhe u bëri thirrje qytetarët që të kenë "kujdes maksimal" nga koronavirusi.

"Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar", tha Mustafa.

Përveç tij, disa figura të tjera politike kanë njoftuar se janë infektuar me koronavirus, përfshirë edhe disa deputetë nga LDK-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Që prej 13 marsit kur janë paraqitur rastet e para e deri më 9 korrik, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 4,307 raste me koronavirus.

Prej tyre, 94 kanë vdekur dhe 2,095 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG