Ndërlidhjet

Trump uron presidentin polak për rizgjedhje


Andrzej Duda dhe Donald Trump - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e uroi homologun e Polonisë, Andrzej Duda, për sigurimin e mandatit të dytë presidencial në balotazhin e 12 korrikut.

“Përgëzime mikut tim, presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, për rizgjedhjen e tij historike”, shkroi Trump në Twitter.

“Pres të vazhdojmë punën tonë të rëndësishme në shumë çështje, përfshirë mbrojtjen, tregtinë, energjinë dhe sigurinë e telekomunikimeve”, tha ai.

Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Polonisë njoftoi të hënën se Duda i ka fituar zgjedhjet e së dielës me 51.03 për qind të votave.

Rivali i tij, kryetari i Varshavës, Rafal Trzaskowski, ka marrë 48.97 për qind të votave.

Duda është mbështetur nga Partia në pushtet për Ligj dhe Drejtësi.

Rezultati do të thotë se kjo parti dhe udhëheqësi i saj, Jaroslaw Kaczynski, do ta konsolidojnë tutje pushtetin dhe do të shmangin skenarët ku një president i opozitës do të kishte mundësinë e vetos në legjislacion.

Rezultati i zgjedhjeve do ta formësojë politikën e Polonisë së paku deri në vitin 2023, kur janë planifikuar zgjedhjet parlamentare.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG