Ndërlidhjet

Tomash Szunyog emërohet Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë


Bruksel

Këshilli Evropian emëroi diplomatin çek, Tomash Szunyog, në postin e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së në Kosovë.

Mandati i tij do të nisë më 1 shtator dhe do të përfundojë më 31 gusht të vitit të ardhshëm.

Szunyog do ta zëvendësojë Natalya Apostolovan, e cila ka mbajur këtë pozitë qysh më 20 korrik të vitit 2016.

Përfaqësuesi Special i BE-së promovon një Kosovë që është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e pakicave dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare, thuhet në njoftimin e Këshillit Evropian.

Përfaqësuesi Special i BE-së, thuhet në njoftim, mbështet edhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Szunyog ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni.

XS
SM
MD
LG