Ndërlidhjet

Apeli përmbys vendimin për dënim me vdekje ndaj sulmuesit të Maratonës së Bostonit


Ilustrim i Dzhokhar Tsarnaev.

Një Gjykatë federale e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka përmbysur vendimin për dënim me vdekje ndaj Dzhokhar Tsarnaev, që ka kryer sulmin me bombë në Maratonën e Bostonit në prill të vitit 2013.

Gjykata ka vendosur më 31 korrik që një gjyqtar të mbajë një gjykim të ri rreth akuzave për të cilat ishte dënuar Tsarnaev.

Tsarnaev, me kombësi çeçene dhe amerikan i natyralizuar, ishte dënuar me vdekje më 2015 për kryerje të sulmit bashkë me vëllain e tij.

Si pasojë e këtij sulmi patën vdekur tre persona, derisa ishin plagosur më shumë se 260 të tjerë.

Ai ishte dënuar për vendosjen e një bombe të krijuar në kushte shtëpiake afër zonës së fundit të garës, si dhe për të shtëna fatale me armë zjarri ndaj një zyrtari policor tri ditë më vonë.

Tsarnaev e ka pranuar se ka kryer sulmin.

Vëllai i tij, Tamerlan Tsarnaev, ka vdekur në një betejë me armë zjarri me policinë disa ditë pas sulmit me bombë.

XS
SM
MD
LG