Ndërlidhjet

BE-ja siguron 33 milionë euro ndihmë emergjente për Libanin


Foto ilustrim.
Foto ilustrim.

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se ka ndarë 33 milionë euro për të financuar ndihmën emergjente fillestare për Libanin.

Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me kryeministrin Libanez Hassan Diab për ta njoftuar për ndihmën e Bashkimit Evropian.

Në një letër drejtuar 27 vendeve anëtarëve të BE-së, von der Leyen dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian, iu bën thirrje vendeve anëtare "të kontribuojnë në rimëkëmbjen e Libanit".

"Ne ju ftojmë të intensifikoni mbështetjen tuaj për Libanin, si për nevojat e menjëhershme, por edhe me qëllim të rindërtimit afatgjatë të vendit", kanë shkruar udhëheqësit.

Më 4 gusht, një shpërthim në një depo me kimikate në Bejrut la të vdekur mbi 130 persona si dhe plagosi mijëra të tjerë.

Hetimet e para thonë se materiali ishte ruajtur në mënyrë të pasigurtë në depo.

Dëmet materiale konsiderohet të arrijnë vlera miliardëshe.

Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është udhëheqësi i parë botëror që e vizitoi Libanin.

Ai pas takimeve me liderët e atij vendit, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për incidentin.

XS
SM
MD
LG