Ndërlidhjet

Kosovës i shtohen 14 viktima dhe 172 raste të reja me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka regjistruar të hënën në Kosovë 172 raste të reja me koronavirusin e ri, pas marrjes së 506 mostrave.

Përgjatë 24 orëve, me këtë virus kanë vdekur 14 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 341.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 114 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,020.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,419 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Nga dita e hënë, përveç IKSHPK-së, teste për koronavirus do të kryejnë edhe disa laboratore private.

Përveç testimit që tregon nëse virusi është aktiv, këto institucione shëndetësore do të kryejnë edhe teste serologjike, përmes së cilave kuptohet nëse trupi ka krijuar antitrupa apo është prekur më parë nga koronavirusi.

XS
SM
MD
LG