Ndërlidhjet

Kryeprokurori Lumezi pozitiv me COVID-19


Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e tij, përmes një njoftimi për media. Bëhet e ditur se tashmë Lumezi është vetizoluar.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për COVID-19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv. Nga momenti i testimit, kryeprokurori Lumezi është vetizoluar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është stabile dhe ai është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjithsej 390 persona kanë vdekur që nga përhapja e virusit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG