Ndërlidhjet

Dhjetë të vdekur dhe 111 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


QKUK, foto nga arkivi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të dielën se dhjetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 111 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 448 mostrave.

Numri i përgjithshëm personave që kanë vdekur me koronavirus në Kosovë ka arritur në 467.

Komuna me më së shumti raste të reja me COVID-19 është Prishtina, përkatësisht në këtë komunë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus.

Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë – e deri më 23 gusht, në Kosovë janë 12,448 janë infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 8,505 pacientë janë shëruar dhe 3,476 raste vazhdojnë të jenë aktive.

XS
SM
MD
LG