Ndërlidhjet

Greqia planifikon ushtrime ushtarake pavarësisht mosmarrëveshjeve me Turqinë


Anijet turke në Detin Mesdhe.

Greqia tha të hënën se do të zhvillojë një ushtrim ushtarak me përfshirje të marinës dhe forcës ajrore në një zonë të Mesdheut lindor, ku Turqia po kërkon për naftë dhe gaz.

Autoritetet thanë që stërvitjet do të fillonin të martën në juglindje të ishullit Grek të Kretës dhe do të përfundonin të enjten, raporton AFP.

Në këtë zonë Turqia ka një anije kërkimore të shoqëruar nga anijet luftarake që hulumtojnë për kërkimet e naftës dhe gazit. Ankaraja ka thënë se aktivitetet do të vazhdojë deri më 27 gusht.

Më 21 gusht, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit natyror në gjirin e Detit të Zi.

Qeveria turke kundërshton pretendimin e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku po zhvillon kërkimet anija, duke argumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në llogaritjen e kufijve të detit midis vendeve.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian deri më tani kanë mbështetur Greqinë për mosmarrëveshjen.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas do të vizitojë të martën Athinën dhe Ankaranë në përpjekje për të ringjallë bisedimet midis zyrtarëve të lartë grekë dhe turq, një iniciativë që filloi në korrik, por u prish nga Turqia disa javë më vonë.

XS
SM
MD
LG