Ndërlidhjet

Uragani Laura shkakton dëme të mëdha dhe përmbytje në Luiziana


Dëme nga uragani Laura.

Uragani Laura ka goditur shtetin amerikan të Luizianës, duke shkaktuar përmbytje, zjarre dhe dëme të mëdha në ndërtesa, si dhe ndërprerje të energjisë në më shumë se gjysmë milioni shtëpi.

Ky uragan, është një nga më të fuqishmit që ka goditur ndonjëherë, brigjet e SHBA-së.

Erërat kanë arritur deri 240 kilometra në orë.

Më herët gjysmë milioni banorëve u ishte thënë të largoheshin nga disa pjesë të Teksasit dhe Luizianës.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha më herët se stuhia është “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe parashikoi rritje të nivelit të ujit për më shumë se gjashtë metra.

Laura dhe një tjetër stuhi, Marco, ditë më parë, goditën Karaibet, duke vrarë 24 njerëz.

Marco tashmë është dobësuar në stuhi tropikale, ndërsa Laura ka kaluar shpejt nga kategoria tre në katër.

Laura ka marrë 70 për qind të fuqisë në vetëm 24 orë.

XS
SM
MD
LG