Ndërlidhjet

Në Kosovë shënohen edhe 9 viktima nga koronavirusi


Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar të enjten se nga sëmundja COVID-19, kanë vdekur edhe 9 persona.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 78 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rezultati është në bazë të 459 testimeve të kryera.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 3.130.

IKSHPK bëri të ditur se nga sëmundja janë shëruar edhe 190 pacientë.

Bazuar në gjitha këto të dhëna, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, në Kosovë janë regjistruar 13.791 të infektuar. Prej tyre 548 kanë vdekur ndërsa 10.113 janë shëruar.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të enjten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 426 pacientë, prej tyre 313 janë të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 8 pacientë janë në respiratorë, 24 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 287 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

XS
SM
MD
LG