Ndërlidhjet

Pesë të vdekur dhe 117 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Të shtunën janë regjistruar 5 viktima dhe 117 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Ky rezultat vjen pas testimit të 464 mostrave të dyshuara me infeksionin COVID-19, bën të ditur IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 556 raste të vdekjes.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste.

Numri i rasteve aktive është 3.040.

Të shtunën, Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, pas vlerësimit që i është bërë situatës epidemiologjike me COVID-19, ka bërë të ditur se edhe përkundër një rënie të lehtë të numrit të rasteve me koronavirus, masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 do të mbesin në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se ende mbesin sfida serioze sa i përket menaxhimit të pandemisë COVID-19.

XS
SM
MD
LG