Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut shënon rënie të rasteve pozitive me COVID-19


Shkup, Maqedoni e Veriut
Shkup, Maqedoni e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, pas tre muajve, numri i rasteve aktive me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, është ulur nën dymijë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të martën janë regjistruar 8 persona të vdekur nga COVID-19, 99 të infektuar dhe 214 të shëruar, ndërkohë që janë kryer gjithsej 1,384 teste.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 15,226.

Prej tyre, 631 pacientë kanë vdekur, 12,700 janë shëruar, ndërsa aktive mbeten 1,895 raste.

Numrin më të madh të viktimave, apo më shumë se gjysmën, e ka Shkupi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se, për momentin, qeveria e tij nuk planifikon vendosjen e masave kufizuese për qytetarët, institucionet apo bizneset.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se javën e ardhshme do të zhvillohet një video-konferencë me ministrat e shteteve të rajonit, përkatësisht Bullgarinë dhe Greqinë, lidhur me çështjen e kufijve, nëse do të ketë apo jo lehtësira për lëvizjen e qytetarëve.

XS
SM
MD
LG