Ndërlidhjet

Vdes gazetari Sulejman Gashi


Ilustrim.
Ilustrim.

Ka vdekur gazetari Sulejman Gashi, i cili njëherësh ka qenë edhe ndër figurat e shquara të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Drilon Gashi.

"Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij", thuhet në njoftimin e familjes Gashi.

Sulejman Gashi për shumë vite ka qenë korrespondent nga Shtetet e Bashkuara i Radio Televizionit të Kosovës.

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, përmes një telegrami të ngushëllimit tha se "vepra dhe kontributi i Sulejman Gashit nuk do të harrohen asnjëherë".

Ndërsa Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), tha se Gashi, përveç profesionit të gazetarit, ishte edhe një aktivist i shquar në forcimin e marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

"Vdekja e Sulejman Gashit është një humbje e madhe për komunitetin tonë, andaj me pikëllim të thellë AGK iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Sulejman Gashi", thuhet në telegramin e AGK-së.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i pikëlluar për vdekjen e gazetarit Gashi.

XS
SM
MD
LG