Ndërlidhjet

Tre të vdekur dhe 70 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Një pacient me COVID-19 duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën se tre persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 70 të infektuar me koronavirus. Numri i ri i rasteve vjen pas testimit të 633 mostrave.

Në raportin e IKSHPK-së thuhet se edhe 122 pacientë janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 2,705.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14,566 raste persona, prej tyre 11, 272 janë shëruar ndërsa 589 kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG