Ndërlidhjet

Greqia mirëpret tërheqjen e anijes kërkimore turke


Kryemininistri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha sot se kthimi për në Turqi i anijes kërkimore turke “Oruc Reis” është hapi i parë pozitiv në shtendosjen e tensioneve në mes të dy vendeve.

Anija kërkimore "Oruc Reis" është rikthyer në Antali.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u rritën së fundmi lidhur me pretendimet e të dyja palëve për burimet natyrale Mesdheun Lindor.

“Kthimi i ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi në këtë aspekt. Ne duam të bisedojmë me Turqinë, por në një klimë ku nuk do të ketë provokime”, u tha në gazetarëve në Selanik, kryeministri grek, Mitsotakis.

Ai tha se dialogu është mënyra e vetme për të tejkaluar problemet që kanë dy shtetet sa i përket përcaktimit të kufirit ujor.

“Hapi i parë (nga Turqia) do të përmirësojë situatën sa i përket marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha ai.

Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u përkeqësuan, pasi Turqia rinisi kërkimet për gaz dhe naftë jashtë ishullit grek Kastellorizo.

Turqia dërgoi anijen kërkimore “Oruc Reis” të shoqëruar nga anijet ushtarake, duke bërë që Greqia të dërgonte anijet e veta në zonë për të monitoruar punën e Turqisë.

XS
SM
MD
LG