Ndërlidhjet

Vdes aktori Adem Mikullovci


Adem Mikullovci
Adem Mikullovci

Aktori kosovar, Adem Mikullovci, vdiq të martën në moshën 81-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij përmes një postimi në Facebook.

Mikullovci ka luajtur në qindra role në projekte të ndryshme filmike.

Përveç si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Në vitin 2017, Mikullovci është zgjedhur sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG