Ndërlidhjet

Vdesin edhe dy persona nga COVID-19 në Kosovë 


Ilustrim
Ilustrim

Betejën me COVID-19 e kanë humbur edhe dy persona të tjerë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njëri pacient ka vdekur në spitalin rajonal të Gjilanit, kurse pacienti tjetër i ndjerë ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror-COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas këtij njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë me COVID-19 dhe 613 raste të vdekjes.

XS
SM
MD
LG