Ndërlidhjet

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive e QKUK-së.
Klinika Infektive e QKUK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), raporti të shtunën për dy viktima me koronavirusin e ri dhe 46 raste të reja me këtë virus, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Përmes një konference për media, kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani njoftoi se të dhënat e reja dalin pas testimit të 560 mostrave. Ai tha se të dhënat e Institutit tregojnë se ka një zvogëlim prej 44 për qind të numrit të rasteve të përgjithshme me koronavirus.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 619.

Qeveria e Kosovës, të premten, më 25 shtator lehtësoi një sërë masash kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj tha se lehtësim i masave ka ndodhur për shkak të uljes së numrit të personave të prekur nga COVID-19.

Por, sipas tij, pavarësisht lehtësimit të masave, të gjithë personat dhe bizneset që nuk respektojnë masat kundër COVID-19, do të përballen me gjoba.

“Për të gjithë ata që i shkelin rregullat nuk do të ketë tërheqje të vërejtjes, por do të shkohet direkt në gjoba”, tha ministri Zemaj.

Sipas ministrit, mund të ketë edhe mbyllje të lokaleve në rast se nuk respektohen masat. Për të monitoruar zbatimin e masave, ministri Zemaj tha se do të angazhohen 75 inspektorë të rinj.

Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë në muajin mars, e deri më 26 shtator, janë regjistruar 15,425 raste pozitive. Prej tyre, 13,165 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 1,641.

XS
SM
MD
LG