Ndërlidhjet

Pakistan: 15 të vdekur pasi një furgon përfshihet nga zjarri


Pakistan, fotografi ilustruese.

Policia në Pakistan thotë se 15 persona kanë vdekur, përfshirë edhe fëmijë, pasi një furgon pasagjerësh u përfshirë nga zjarri në një autostradë.

Aksidenti ndodhi në dalje të qytetit Karaçi në orët e vona të 26 shtatorit.

Policia tha se furgoni, që kishte 25 pasagjerë, ra në një kanal, pasi u godit nga një objekt që kishte ardhur nga një makinë tjetër. Më pas furgoni u përfshi nga zjarri për shkak të rrjedhjes së karburantit.

Ekipet e emergjencës nxorën 15 trupa të pajetë, përfshirë edhe të paktën tre fëmijëve, ndërkaq, dhjetë persona u nxorën të gjallë, në mesin e tyre edhe një fëmijë 1 vjeç.

Aksidente të tilla janë të zakonshme në Pakistan, veçanërisht në veri të vendit, për shkak të moskujdesit gjatë vozitjes dhe infrastrukturës joadekuate.

Rreth 9,000 aksidente rrugore raportohen çdo vit në Pakistan, ku sipas statistikave zyrtare, rreth 4,000 persona humbin jetën çdo vit në aksidente trafiku.

XS
SM
MD
LG