Ndërlidhjet

Rumania mban zgjedhjet lokale


Zgjedhjet lokale në Rumani.
Zgjedhjet lokale në Rumani.

Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje po shihen si test për qeverinë e vendit, e cila është qeveri e pakicës.

Rreth 19 qytetarë me të drejtë vote po votojnë për të zgjedhur zyrtarët lokalë, presidentët e këshillave dhe kryetarët e komunave. Nga këto zgjedhje pritet që të emërohen 43,000 zyrtarë lokalë.

Zgjedhjet lokale në Rumani fillimisht ishin planifikuar që të mbahen në qershor, por u shtyn për shkak të pandemisë me koronavirus.

Ka frikë se për shkak të pandemisë, dalja në këto zgjedhje do të jetë e ulët. Rumania deri më tani ka regjistruar mbi 121,000 raste me koronavirus dhe 4,700 të vdekur.

Sondazhet sugjerojnë se këto zgjedhje do të jenë test për popullaritetin e Partisë Liberale Kombëtare, që udhëheqë qeverinë e pakicës që prej se nga ekzekutivi u largua partia e majtë, Partia Social Demokrate.

Partia Social Demokrate kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme më 2016, por në nëntor të vitit 2019 u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi. Kjo parti humbi përkrahjen pas protestave masive që u mbajtën kundër korrupsionit.

Në këto zgjedhje, gara më e ngushtë pritet të zhvillohet në kryeqytet, Bukuresht, ndërmjet kandidatit të Partisë Social Demokrate – që aktualisht është kryetar i Bukureshtit – dhe kundërkandidatit të tij nga Partia Liberale Kombëtare.

XS
SM
MD
LG