Ndërlidhjet

Në Kosovë konfirmohen edhe tri viktima dhe 48 raste me koronavirus


Klinika Infektive në Prishtinë

Tri viktima dhe 48 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se viktimat u regjistruan në Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa rastet e reja rezultuan nga testimi i 645 mostrave.

Instituti po ashtu raportoi se në 24-orëshin pararak u shëruan 142 pacientë nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë arrin në 15,520.

Prej tyre, 625 pacientë kanë vdekur dhe 13,420 janë shëruar.

Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1,475.

XS
SM
MD
LG