Ndërlidhjet

Gjermania me thirrje ndaj BE-së për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë


Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka bërë thirrje për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, pas raportimeve për helmim të liderit opozitar rus, Alexei Navalny me një agjent nervor.

Navalny ishte sëmurë gjatë një fluturimi nga Siberia dhe kishte rënë në gjendje kome për disa ditë. Doktorët gjerman në Berlin, ku ishte dërguar për trajtim, vërtetuan se ai ishte helmuar me një agjent nervor rus.

Gjermania, Franca dhe shtetet tjera perëndimore kanë kërkuar spjegime nga Kremlini për helmimin e tij. Rusia thotë se nuk ka prova që Navalny është helmuar dhe refuzon përfshirjen në këtë rast.

Gjermania sivjet udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian. BE-ja Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të diskutohet në samitin e radhës më 15-16 tetor.

“Nëse rezultatet e laboratoreve gjermane, suedeze dhe franceze konfirmohen, do të ketë një përgjigje të qartë nga BE-ja. Jam i sigurt për këtë”, tha Maas.

Rasti i Navalnyt ka përkeqësuar raportet në mes të Moskës dhe disa shteteve të perëndimit.

Gjermania është përballur me thirrjet për të ndaluar ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2 që është gati në përfundim, që do të mundësonte bartjen e gazit nga Rusia në Gjermani.

XS
SM
MD
LG